Here we are just for you

Bajerni përmbysi epërsinë e Mançester Junajtedit

Picture
Bajerni përmbysi epërsinë e Mançester Junajtedit Pramë janë zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve në futboll. Në derbin e mbrëmjes në “Allianz Arena” në Munih, Bajerni shënoi fitore ndaj Mançester Junajtedit, me rezultat 2:1, pas një loje tejet interesante dhe dramatike deri në sekondat e fundit....

Fabio Capello ...

Picture
Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Fabio Kapelo gjatë një interviste të dhënë për televizionin spanjoll “Gol TV”, ka pohuar se skuadra e tij është në mesin e skuadrave favorite për ta fituar Botërorin, por aty janë edhe katër favoritë tjerë të barabartë me të....

“Anglia është në mesin e favoritëve në Botërorin e Afrikës së Jugut, por krahas saj favoritë të barabartë janë edhe Spanja, Brazili, Argjentina dhe Holanda”, ka pohuar Kapelo, i cili është strategu i parë i futbollit i cili në mesin e favoritëve ka futur edhe holandezët. Në këtë intervistë italiani 63-vjeç ka folur edhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me kombëtaren angleze, më saktësisht për lëndimin e Dejvid Bekamit, si dhe bashkëpunimin jo të mirë të Frenk Lampardit dhe Stiven Xherardit. “Mungesa e Bekamit është një dëm i madh për e. Ai është simbol i kombëtares angleze”, ka nënvizuar Kapelo, duke vijuar: “Sa i përket Xherardit dhe Lampardit nuk brengosem shumë, sepse e di se ata do funksionojnë si duhet së bashku në fushën e gjelbër. Futbollistët e mirë gjithmonë dinë të luajnë së bashku. Ata të dy do të jenë futbollistë që do ta bëjnë diferencën në fushën e lojës. Terri? Me të nuk do të ketë problem. Ai menjëherë i ka kuptuar pasojat e veprimit të tij dhe në mënyrë të qetë e ka pranuar faktin që i është marrë shiriti i kapitenit”. Ndërkohë në pyetjen rreth futbollistit më të mirë në botë në këtë moment, Kapelo është përgjigjur: “Kristiano Ronaldo, Mesi dhe Runi po e bëjnë diferencën. Serxhio Aguero apo Pato tash për tash nuk e kanë atë klasë, por atyre u takon e ardhmja”.